Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi F. S., 60 vjeç, banues në Përmet, dyshohet se shfrytëzonte një sipërfaqe toke, në zonë të mbrojtur në fshatin Bënjë, për parkim automjetesh, kundrejt pagesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




