“Pas Janina” gati të blihet nga ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe 1 biznesmen shqiptar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një lajm i bujshëm vjen nga gazeta “Proionos Logos” në Greqi.

Aty ku tregohet se Andi Lila bashkë me një biznesmen shqiptar, janë të interesuar për blerjen e “Pas Janina” që është aktualisht pjesë e Superligës së dytë të futbollit grek.

Vetë Lila ka luajtur me klubin grek më tepër se 150 ndeshje në karrierën e tij. Emri i biznesmenit shqiptar që do jetë krah ish-futbollistit të Kombëtares, nuk bëhet i ditur.

“Pas Janina” kaloi një sezon të vështirë dhe me probleme financiare, ndërsa në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e kategorisë së tretë.

Mbeten për t’u mësuar më tepër detaje në vazhdim.

Share This Article