Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së mërkure, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Babunje e Re, në Divjakë.
Bëhet fjalë për Kujtim Meçi, banor nga Fier-Semani, i cili po punonte tokën e tij, kur zetori që po përdorte është përmbysur duke e zënë poshtë.
Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.




