Ditën e sotme në dalje të tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasës, është regjistruar një rënie dherash dhe gurësh në aksin rrugor, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Ngjarja ndodhi si pasojë e punimeve që po kryhen në zonë, ku masat e dheut dhe gurët përfunduan në rrugë, duke krijuar bllokim të përkohshëm të trafikut dhe radhë automjetesh.
Aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta, ndërsa në vendngjarje ndërhynë mjetet e firmës që po kryen punimet për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit.
Pas ndërhyrjes, trafiku u rikthye gradualisht në normalitet, ndërsa autoritetet dhe punonjësit në terren u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në zonën e punimeve, veçanërisht në dalje të tunelit drejt Palasës.




