Itali, publikohet FOTO e shqiptarit 25-vjeçar që u vra, shkak dyshohe grindja në…

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje te reja janë zbuluar nga mediat italiane, në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar, Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte.

Deri më tani, bëhet me dije se i riu shqiptar po kthehej në shtëpi nga një natë në një klub nate në Valdera ku pati një grindje.

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e Kevin Muharremit, i cili humbi jetën nga plagët e marra.

Mbeti i vrarë nga të shtënat me armë, publikohet FOTOJA e

Kevin Muharremi

25-vjeçari ishte në makinë ishte me një mik dhe një kushëri kur, në makinë, ku ndodhej në sediljen e pasagjerit, në momentinkur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.

Mediat italaine shkruajnë se krimi duket se është shkaktuar nga një sherr që kishte pasur i riu në bar.

Ndërsa gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që personi që qëlloi dhe 25-vjeçari njiheshin me njëri-tjetrin.

Po ashtu është zbuluar se i riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.

Share This Article