Një ngjarje e rëndë është regjistruar, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy të afërm të saj. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Tiranë.
Sipas informacioneve, në pranga kanë përfunduar një 29-vjeçar, djali i hallës së të miturës dhe një 32-vjeçare, tezja e saj.
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.
Rasti është zbuluar pasi autoritetet e shkollës kanë sinjalizuar policinë, pas gjetjes në celularin e të miturës të materialeve intime.
Pas njoftimit, policia ka marrë masa për mbrojtjen e 12-vjeçares, duke njoftuar prindërit dhe duke përfshirë një psikologe në proces.
Nga dëshmia e të miturës janë zbardhur dyshimet për abuzimin, çka ka çuar në arrestimin e dy familjarëve.
Hetimet për ngjarjen vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësinë e personave të dyshuar.




