Dy helikopterë “BlackHawk” do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fund të këtij muaji.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim në fb.
“Dy helikopterë BlackHaëk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.
Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.