Thirrjes se Jugulajm per te ndihmuar disa familje ne nevoje ne Tepelene e Memaliaj, qe jane ne kushtet e mbijeteses, i eshte pergjigjur Kryetari i Bashkise Dropull, Dhimiter Toli.
Nje sasi e konsiderueshme ndihmash materiale kryesisht higjenike dhe ushqimore, jane dorezuar per dy familje te vobekta Aliaj dhe Tralo ne Tepelene e Memaliaj, te cilat mund te konsiderohen se jetojne ne kushtet e mbijeteses.
Ndonese keto dy familje jetojne jashte teritorit te Dropullit, kryebashkiaku Toli nuk ka nguruar te shprehe gatishmerine per t’i ndihmuar, duke treguar nje xhest human dhe dinjitoz.
Kryefamiljarja e familjes Tralo ne fshatin Peshtan, shpreh falenderimet per kryebashkiakun dropullit.