Policia ka vënë në pranga aktorin e humorit, Rezart Veleshja.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Veleshnja është arrestuar pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një personi dhe më pas e ka shitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.