Specialistët për Hetimin e Krimeve të Tepelenës referuan në Prokurori një rast ndotjeje të mjedisit në vendin e quajtur Majkosh”.
Pranë shtratit të lumit Vjosë, dyshohet se janë hedhur mbetje urbane nga mjetet e shërbimeve publike për pastrimin e mbetjeve urbane.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi në vendin e quajtur “Majkosh”, pranë shtratit të lumit Vjosë, dyshohet se janë hedhur mbetje urbane nga mjetet e shërbimeve publike për pastrimin e mbetjeve urbane”, sipas policisë.
Kujtojmë se në mars të këtij viti lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar dhe 12.727 hektarët e lumi të fundit të egër në Evropë mbrohen me ligj.