Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 19 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, ish-bashkëjetues, pasi kanë kallëzuar për njëri-tjetrin, për dhunë psikologjike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.