VIDEO/ Rrugorja Gjirokastër: Arrestime, procedime, pezullim patente dhe 2338 gjoba

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia Rrugore e Gjirokastrës, monitorim 24/7 me pajisje bashkëkohore, për garantimin e sigurisë rrugore.

Gjithashtu, vijon prania e shtuar e shërbimeve të Policisë pranë institucioneve arsimore, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe menaxhimin e lëvizjes gjatë fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor.

Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore të Gjirokastrës është evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë nën efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, kryejnë manovra të rrezikshme, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe/ose nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, shkelje këto që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm, gjatë periudhës 01–23.11.2026, u arrestuan/proceduan penalisht 10 shtetas, si dhe u pezulluan 32 leje drejtimi.

Më tej, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2338 masa administrative, konkretisht:

-615 masa administrative për parakalime të gabuara;
-844 masa administrative për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-480 masa administrative për ndalim ose qëndrim të gabuar të automjetit;
-14 masa administrative për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-19 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-9 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-10 masa administrative për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit;
-14 masa administrative për kryerjen e manovrave të rrezikshme;
-15 masa administrative për qarkullim me xhama të errësuar;
-318 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet dhe monitorimet e Policisë Rrugore të Gjirokastrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale.

Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share This Article