Prangoset 68-vjeçari, theu masën e arrestit dhe dhunoi bashkëshorten

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin N. Ç., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article