LAJM I FUNDIT/ Atentati në Fier, ndërron jetë në spital nipi i Selami Hasanit

Jugulajm.net
1 Min Read

Pas vdekjes së Selami Hasanit nga breshëria e plumbave në oborrin e shtëpisë, pas plagëve të marra nuk arriti t’i mbijetonte as nipi i tij, Jakup Hasani. Ky i fundit u dërgua për mjekim në spitalin e Fierit me katër plumba në trup.

Nuk dihet ende se kush janë autorët. Policia kreu dje kontrolle të imtësishme në Vlorë nën dyshohet se ekzekutorët ishin larguar në drejtim të qytetit bregdetar ndërsa një automjet i djegur u gjet pas atentatit në fshatin Dermenas.

Share This Article