Vrasja e 20-vjeçarit, flasin banorët: Dëgjuam një zhurmë të madhe, dolëm jashtë dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Lagjja nr. 14 në Korçë është përfshirë nga frika pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, i cili u qëllua për vdekje me kallashnikov pasditen e kësaj të shtune.

Banorët e zonës tregojnë se dëgjuan një zhurmë të fortë, por në momentin e parë nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Ata dolën jashtë banesave dhe mësuan se në lagje kishte ndodhur një vrasje.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe, por nuk e dinim çfarë ishte. Dolëm jashtë dhe morëm vesh se çfarë kishte ndodhur”, kanë treguar banorët.

Sipas tyre, viktima dhe autori i dyshuar nuk janë persona të zonës dhe nuk njihen prej tyre. Banorët e përshkruajnë lagjen si të qetë dhe thonë se një ngjarje e tillë ka shkaktuar tronditje.

“Është një lagje e qetë, nuk ka ndodhur më parë kjo gjë. Jemi të frikësuar, normalisht”, shprehen ata.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili u largua nga vendi i krimit pas të shtënave.

Hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar motivin e vrasjes.

Share This Article