Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Zh. Ç., 58 vjeçe, banuese në Gjirokastër, (farmaciste).
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




