FOTO/ “Audi” del nga rruga, përfundon në kanal, plagosen 3 të rinj

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mesditë në afërsi të Laçit.

Një makinë me shpejtësi ka rënë në një kanal me ujë. Për pasojë, tre të rinj janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur