Procedohet 34-vjeçari përmetar, ishte në timon dhe nuk iu bind policisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. P., 34 vjeç, banues në Përmet, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e celularit të 34-vjeçarit, janë konstatuar prova të ushtrimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article