Të shtëna me armë zjarri në parkimin e 1 lokali, ja detajet e para…

Jugulajm.net
1 Min Read

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në parkimin e një lokali në Thumanë, Krujë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se dy ose më shumë persona janë përfshirë në një konflikt në parkimin e lokalit dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri drejt makinë së shtetasit K. M.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.04.2025, rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsyje hetimi nuk japim të dhëna të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article