EMRI-FOTO/ Ja kush është 20-vjeçari qe u vra, autori dhe viktima ishin rritur bashkë

Jugulajm.net
1 Min Read

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Korçë. Një i ri i identifikuar si Johan Zuko, 20 vjeç, i cili është në foto, është vrarë me kallashnikov pasditen e sotme në lagjen 14 të Korçës. Autori, tashmë i identifikuar nga policia,  e ka ndjekur të riun nëpër lagje për ta vrarë.

Zuko në tentativë për të shpëtuar nga vrasësi i tij, ka tentuar të fshihet në një pallat, por aty është ekzekutuar.

Autori dhe viktima mësohet se më parë kanë qenë shokë. Janë rritur bashkë.

Autori është me precedentë penalë, për armëmbajtje pa lejë dhe plagosje.

Share This Article