Arrestohen 2 vëllezër, shantazhonin të miturën me foto intime, duke e detyruar të vidhte para në shtëpi

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy vëllezër shantazhin një të mitur me foto intime që ia kishin marrë me mashtrim në komunikimet që patën në rrjetet sociale.

Dy djemtë e kërcënonin do t’i publikonin fotot nëse ajo nuk u dorëzonte shuma të caktuara parash.

Në dy raste, vajza kishte marre pa leje nga shtëpia rreth  1 milion lekë dhe ua kishte dorëzuar shantazhuesve që të mos i shpërndanin fotot.

Por djemtë nuk u mjaftuan dhe i kërkuan serish para. Vajza me pas u tregoi prindërve dhe pas kallëzimit në polici, u bë i mundur arrestimi i dy vëllezërve.

Share This Article