Ndodh gjithmonë në kohën kur nis sezoni. Një dorë e padukshme ndot plazhet shqiptare.
Plazhi i Sarandës është ndotur. Mësohet se në të gjithë gjatësinë e plazhit të Shpellës së Lukovës janë hedhur vajra. Kjo gjë e bën të pamundur shijimin e bregdetit të Sarandës drejt të cilit kanë ushëtuar qindra pushues brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Paraprakisht dyshohet se vajrat janë derdhur nga anijet. Por, ende nuk është marrë asnjë masë për ngjarjen në fjalë nga autoritetet lokale.
Për më shumë organet kompetente duhet të hetojnë se kush i ndot plazhet shqiptare me fillimin e sezonit?