40-vjeçari Dan Hutra ka treguar para policisë të gjithë dinamikën e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, krime që tronditën vendin ditën e djeshme.
Sipas Vocajt, Dan Hutra ka qenë bashkëpunues me policinë dhe ka treguar gjithë dinamikën e vrasjes.
“Mbrëmë është marrë një deklarim i hollësishëm i gjithë dinamikës së ngjarjes të ndodhur dje. Nuk mund të bëj të ditur përmbajtjen e këtij deklarimi. Por dua të deklaroj që autori i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë bashkëunues me policinë dhe e ka treguar gjithë dinamikën që unë kam deklaruar mbrëmë para jush. Dinamika që unë kam deklaruar dje ka qenë e mbështetur në prova të pakundërshtueshme dhe autori e ka konfirmuar”, deklaroi Tonin Vocaj.
Ndërkaq, News 24, ka zbardhur detaje të reja nga dëshmia e Hutrës.
Mësohet se ai ka thënë se vrasjet i kishte të planifikuara që kur ishte në burg.
“Vrasjet i kisha të planifikuara që në burg”, mësohet të ketë thënë ai duke shtuar se i kanë hyrë në hak.
Ndërkohë bëhet me dije se autori ishte i vendosur për këtë kryer këto ngjarje të rënda që në momentin kur Elena dhe familja e saj e kishin kallëzuar këtë të fundit për dhunë.