Itali, sekuestrohen 200 kg kokainë, prangosen 3 shqiptarë

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane në Vimercate janë sekuestruar 142 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga janë vënë dy të rinj shqiptarë.

Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në 4 automjete të ndryshme që ndodheshin në garazhet e një pallati dhe që ishin marrë me qira.

Operacioni u zhvillua më 27 shtator, por është bërë publik vetëm orët e fundit.

Ndërkohë në Milano është vënë në pranga një person i trete, edhe ky shtetas shqiptar, të cili dy bashkëkombësit i kishin dorëzuar një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë.

Share This Article