Procedohet arkëtari 36-vjeçar, falsifikoi firmën e 1 shtetaseje për të përvetësuar pensionin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 36-vjeçar është proceduar penalisht dhe është nën hetim pasi akuzohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje.

Sipas njoftimit nga Policia, E. P., 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë arkëtar në postë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj.

Teksa ka nisur procedimi për të riun, hetimet janë në vijim.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë arkëtar në postë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article