Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi kishte kthyer një banesë trekatëshe në ambient për kultivim kanabisi.

Gjatë bastisjes së policisë në banesë rezultoi se ishte krijuar një “laborator” për krijimin e lëndës narkotike, pasi u gjetën dhe asgjësuan 103 bimëve marihuanë në vazo, me peshë mbi 60 kg, gati 30 kg marijuanë të tharë dhe sytha, duke e çuar peshën totale të lëndës narkotike në rreth 90 kg.

“Sekreti” i të riut shqiptar u zbulua nga fqinjët e tij, të cilët kishin parë shpesh herë lëvizje natën, si dhe vetë të arrestuarin me  shkarkuar thasë me dhe apo kanaçe me pleh bimësh.

Identiteti i të riut shqiptar nuk u bë i ditur.