Fermeret e fshatit Mezhgoran Bashkia Tepelene prej kohesh nuk kane mundesi te kultivojne ne arrat e tyre qe gjenden prane rrjedhes se Vjoses.
Privimi i tyre e ka zanafillen prej shume vitesh pasi nuk u eshte krijuar korridor per te penetruar ne tokat e tyre bujqesore. Nje individ qe ka ardhur jashte komunes me te drejten e tij dhe ne respektim te se drejtes pronesore, ka vene kufirin qe askush nga banoret e zones te mos te kete mundesi te shkoje praktikisht apo fizikisht tek pronat e tyre. Kesisoj druret frutore dhe ullishtet e mbjella prej vitesh, po lihen pa u marre frytet e tyre dhe toka bujqesore eshte lene djerre.
Kesisoj banoret kane kerkuar prej vitesh nderhyrjen nga Bashkia e Tepelenes per krijimin e nje korridori ne kete truall qe t’u mundesoje atyre penetrimin fizik te tyre dhe mekanikes bujqesore. Deri me tani kerkesat e tyre kane rene ne vesh te shurdher.