Protesta e fermerëve, sot bllokohet sërish aksi ”Kakavijë-Janinë”, ja orari…

Jugulajm.net
1 Min Read

Aksi rrugor ”Kakavijë-Janinë” do të bllokohet sërish ditën e sotme për tri orë. Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kakavijës, ky aks në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të bllokohet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 me orën greke.

Shkak për bllokimin është bërë protesta e fermerëve grekë. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Share This Article