I burgosuri u arratis nga Spitali, reagon Policia e Shtetit: S’jemi njoftuar për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit, i cili ditën e sotme u arratis nga Spitali i Durrësit.

Policia bën me dije se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.

Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, thuhet në reagimin e policisë për mediat.

Altin Ndoci ndodhej prej dy ditësh i shtruar në repartin e Infektivit të Spitalit të Durrësit, ku po merrte ndihmë mjekësore për disa probleme shëndetësore të shfaqura ditët e fundit, duket se ka shfrytëzuar rastin dhe është arratisur efektivë që e shoqëronin.

Ai ka kërkuar që të shkojë në tualet dhe më pas është larguar nga kati i tretë përmes shkallëve.

Një nga efektivët e policisë ka qëlluar në ajër, por Altin Ndoci dyshohet se ka hipur në një makinë “Audi A7” në parkim dhe më pas është arratisur.

Share This Article