EMRAT-FOTOT/ SPAK ‘urdhër-arrest’ për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion në zonën e ”Kodra e Diellit” lidhur me abuzimet me tenderat e AKSHI-t.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Kërçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj.

Konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Kërçanaj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”.

Kujtojmë që Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.

Share This Article