Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan–Vlorë, ku një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, në këtë segment të autostradës është krijuar trafik i rënduar, duke shkaktuar vonesa për drejtuesit e mjeteve që lëviznin në drejtim të Vlorës dhe Levanit. Radhë automjetesh janë krijuar për disa minuta, ndërsa qarkullimi është kryer me vështirësi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për menaxhimin e trafikut, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.




