Autoritetet që luftojnë me shpërthimin e fundit Covid të Shangait kanë instaluar gardhe dhe kafaze hekuri për të kufizuar lëvizjen e popullsisë.
Barrierat e gjelbra janë shfaqur pa paralajmërim jashtë ndërtesave ku atyre që janë brenda dhe u ndalohet të dalin.
Një banor i tha BBC-së se një gardh me tela u shfaq brenda kompleksit të tij të mbyllur tre ditë më parë pa asnjë shpjegim.
Për javë të tëra, popullsia 25 milionëshe e Shangait është mbyllur në shtëpitë e tyre ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë rritjen më të lartw të Covid-it të qytetit deri më sot.
Imazhet e punëtorëve me kostume të bardha që mbyllin hyrjet në blloqet e banimit të qytetit dhe rrugët me gardhe të gjelbër janë përhapur ditët e fundit në mediat sociale kineze.
Të gjithë që jetojnë brenda një “zone të mbyllur” i ndalohet të vendosin këmbë jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nëse e kanë apo jo virusin.