FOTO/ Aksident, makina përplaset me motorin, drejtuesi i plagosur niset urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj së mërkure, ku një automjet është përplasur me një motor në rrugën “Pelivan Leskaj” në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Share This Article