Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij pasi i kishte përdhunuar prej disa vitesh vajzën e mitur, do të rikthehet në paraburgim.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Greqi.
Pak ditë më parë 50-vjeçari u la në masën ‘arrest shtëpie’, por mesa duket vendimi ndryshoi dhe do të duhet që të kthehet në qelitë e paraburgimit deri në seancën e radhës.
Kujtojmë se vajza, tashmë 18 vjeç aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që shënuan fëmijërinë e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe seancat intensive do të vazhdojnë.
Gruaja e Erjon Pelivanit, që mbeti i vrarë, nuk ka dhënë ende një deklaratë.
Kujtojmë se Fatmir Tarellari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe 1 djalë nga martesa e dytë.




