Procedohet 24-vjeçari nga “Asim Zeneli”, aksidentoi të moshuarin në “18-shtatori”

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Asim Zeneli, Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar një 87-vjeçar (këmbësor), banues në Gjirokastër, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur