Pas Zvërnecit, gardh me gjemba edhe në Rrjoll, banorët paralajmërojnë protestë kombëtare

Jugulajm.net
1 Min Read

Gardhi me tela me gjemba, që çoi në ngritjen e revoltës popullore që po pasqyrohet në 11 ditë protestë dhe në thirrje për revolucion dhe dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij, duket se është përdorur edhe në Rrjoll të Velipojës.

Banorët e zonës kanë paralajmëruar se ditën e shtunë dio të mbahet një protestë kombëtare, pas muajsh tubime dhe revolte nga qytetarët që pretendojnë pronësinë e tokës.

Në një reagim në rrjetet sociale, banorët që pretendojnë pronësinë e trojeve në Baks-Rrjoll thonë se gardhi me tela me gjemba nuk rrethon thjesht një sipërfaqe toke të vjedhur, por dinjitetin e nëpërkëmbur. Banorët e Baks Rrjollit kanë zhvendosur protestën e tyre nga Velipoja në Tiranë, ku i janë bashkuar tubimit masiv që zhvillohet e rritet prej 10 ditësh.

Share This Article