Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar ashpër ndaj Belinda Ballukut përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si u organizua ceremonia e përvjetorit të Partisë Socialiste, ndërsa ka hedhur akuza për përçarje, hakmarrje politike dhe përqendrim të pushtetit brenda partisë.
Në reagimin e tij, Koçi shprehet se në ceremoninë e fundit të PS-së janë anashkaluar figura me kontribute historike në themelimin dhe forcimin e partisë.
“Ca i ftoi, ca i harroi. Servilët dhe frikacakët rreth saj nuk bezanë. Performoi haptazi një sjellje ordinere prej hakmarrëseje”, shkruan ai.
Ish-deputeti socialist thekson se askush nuk mund të fshijë kontributet e themeluesve të PS-së dhe kritikon ashpër atë që ai e quan “themeluesja e korrupsionit”, duke e akuzuar për nxitje të përçarjes dhe dëmtim të imazhit të partisë.
PS Fier, “kryeqyteti politik” i socialistëve
Në pjesën e dytë të postimit, Koçi ndalet te historia e Partisë Socialiste në Fier, të cilën e cilëson si një nga organizatat më të forta dhe më moderne politike në vend pas vitit 1992.
Sipas tij, PS Fier u ndërtua mbi baza të reja organizative, me pjesëmarrjen e gjerë të anëtarëve të rinj dhe me organizata të strukturuara sipas profesioneve, duke përfshirë specialistë të naftës, arsimit, shëndetësisë, kulturës, bujqësisë, financave dhe biznesit.
“PS u kthye shumë shpejt në shpirt dhe ndërgjegje politike të shoqërisë fierake. Ndërtuam një parti që i shërbente qytetarëve si modeli i ndershmërisë shembullore dhe i demokracisë së plotë institucionale”, shprehet Koçi.
Ai shton se kontributet organizative të socialistëve fierakë e shndërruan PS Fier në organizatën më të mirë në rang kombëtar.
Homazh për figurat e ndara nga jeta
Në postimin e tij, Koçi ka kujtuar edhe dhjetëra kontribues të ndjerë të Partisë Socialiste në Fier, mes tyre Nikollaq Koshovari, Gjergji Kerri, Luan Rustemi, Halit Kaçanolli, Tashko Lako, Mimi Dema, Fatmir Xhindi, Elida Jano dhe shumë emra të tjerë, të cilëve u ka bërë homazh për kontributin e tyre në ndërtimin dhe forcimin e partisë.
Në fund të reagimit, ish-deputeti socialist rendit disa propozime që sipas tij duhet të merren në konsideratë për reformimin e partisë.
Ai kërkon reduktimin e përqendrimit të pushtetit te të deleguarit politikë, rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje, krijimin e strukturave kolegjiale në nivel qarku dhe zgjedhjen me votë të drejtuesve vendorë të PS-së.
Gjithashtu, Koçi propozon që personat që janë nën hetim penal të mos mbajnë përgjegjësi si të deleguar politikë.
“Vetëm një trimëri duhet sot: të jesh i ndershëm”, përfundon ai në reagimin e tij.
Postimi i plotë:
1. Bulevardi digjet, korrupsioni krihet.
Themeluesja e korrupsionit nuk mund te mos e ushtroje zanatin edhe ne nje ceremoni kremtimi te pervjetorit te themelimit te PS.
Zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake.
Mbreme shfaqi edhe vesin e lig te percarjes se themeluesve te PS.
Ca i ftoi, ca i harroi. Servilet dhe frikacaket rreth saj nuk bezane.
Performoi haptaz nje sjellje ordinere prej hakmarreseje.
Hierarkine e kontributeve te themelimit, modernizimit dhe fuqizimit te PS nuk e hedh dot askush ne koshin e plehrave.
Aspak imazhi i nje individi qe frymezon protestat e pernatshme ne bulevardin e Tiranes dhe qe ushqen PD ne e Sali Berishes. Aspak njeriu qe ne zgjedhjet e Majit 25 i solli historise se PS Fier turpin e vjedhjes se votave edhe brenda llojit, e verifikuar nga procesi i rinumerimit, apo skandalin e fallsifikimit te perberjes se listes fituese ne numerimin e pare te fleteve te votimit. Dhe kurre njeriu qe perfshiu ne listen e deputeteve pinjollet e atyre qe i bene nenen votave dhe sakrificave te socialisteve ne zgjedhjet e vijes se kuqe te vitit 96 apo te atyre qe hoqen mbathjet para grave te Libofshes.
Nuk e crresnjosin dot historine e themelimit te PS themeluesit e korrupsionit.
2. Si u be PS Fier kryeqytet politik.
Viti 92 ka qene vendimtar ne procesin e shnderrimit te PS ne nje organizate te forte dhe moderne.
Sfida ka qene se pari intelektuale dhe morale.
PS u kthye shume shpejt shpirt dhe ndergjegje politike e shoqerise fierake. Ndertuam nje parti qe i sherbente qytetareve si modeli i i ndershmerise shembullore dhe i demokracise se plote institucionale. Ata gjeten te PS ate qe u mungonte ne marredhenien e tyre me shtetin dhe pushtetin e kohes.
Tezat politike kerkonin argumentim bindes dhe te sinqerte.
Ne rrafshin organizativ nisem nje proces thuajse unik ne disa elemente.
E para e ngritem partine me grupe nismetare ne cdo njesi, kryesisht me kuadro te rinj qe nuk nuk vinin nga PP.
70% e anetaresise ishte komplet e re dhe pa lidhje me PP.
E dyta ne ndertuam organizata ne baze profesioni ku kontributi intelektual gjeti terren permbushes te aspiratave te qindra specialisteve qe vinin nga fusha te ndryshme te sistemit profesional. Organizatat e Specialisteve te Naftes, te Arsimit, te Shendetesise, te Kultures, te Bujqesise, te Financave dhe Ekonomise, te Biznesit etj u kthyen ne terrenin politik te perpunimit te argumentit, ideve dhe alternatives qeverisese.
Ne kuptuam shpejt nevojen e ngritjes se kapacitetit dhe instrumentit koordinativ ne territor prandaj ndertuam te paret keshillin zonal dhe ja propozuam si detyrim statutor Kryesise se PSSH.
Dokumentat publike, promemoriet, kerkesat publike, konunikatat e PS Fier kishin format europian.
Keto kontribute e bene PS Fier organizaten me te mire ne rang vendi.
Te mos harrojme qe kjo veprimtari shtrihej ne cdo njesi jo vetem te Fierit te sotem, por edhe te Mallakastres, Patosit dhe Roskovecit. Me pas Mallakastra u nda me vete.
3. Homazh per kontribuesit e shuar.
Ja vetem disa prej tyre. Fieraket mund te plotesojne emra te tjere ne komentet perkatese. Nese nuk kane frike nga kontrolloret hskmarres te pelqimeve ne fb.
Nikollaq Koshovari
Gjergji Kerri
Luan Rustemi
Halit Kacanolli
Tashko Lako
Mimi Dema
Thoma Meço
Islam Lala
Naun Prifti
Fadil Cepele
Vasillaq Popi
Idriz Kabashi
Ylli Islami
Tomott Demiri
Toli Shabani
Musa Makashi
Fatmir Xhindi
Marianthi Poro
Elida Jano
Qiriako Decka
Kristofor Leka
Sokrat Pitushi
Sokrat Plaku
XhevairTahiri
Kujtim Meta
Ilirian Iliazi
Todi Dano
Engjell Beshaj
Ilir Dano
Fatbardha Kapaj
Artan Ferati
Ahmet Ismaili
Leta Zoto
Ilir Behaj
Kujtim Amoniku
Perparim Nallbani
Nardi Sauli
Kristofor Sinani
Sefefin Tafa
Nikollaq Hysi
Skender Duraj
Xhevit Duraj
Arian Koçi
Myrto Braka.
Vasil Andoni
Vangjel Bare
E shume e shume te tjere.
Mendoj se duhet hequr dore nga perqendrimi i gjithe pushtetit ne duart e te deleguarve.
Te rritet pushteti i anetaresise ne vendimmarrjen politike.
Ne rang qarku te ngrihet me vendim Asambleje nje strukture kolegjiale qe diskuton dhe vendos per ceshtjet kryesore dhe zhvillimet politike ne nivel vendor.
Te zgjidhen ne krye te PS ne rang Bashkie njerez me personalitet dhe nepermjet nje procesi votimi.
Te ndalohet shoqerimi i te deleguarve me dhjetera drejtues administrate te dikastereve.
Sepse opinioni ngaterron patronazhistet me shoqeruesit e te deleguarve e kjo krijon keqkuptime dhe fyerje per te zgjedhurit e strukturave vendore.
Te lirohen nga pergjegjesia,e te deleguarit personat qe jane nen ndjekje penale.
Vetem nje trimeri duhet sot: te jesh i ndershem.