Humbja e jetës së 15-vjeçarit në Gjirokastër, reagon Shehu: Të bëhet ekspertizë e kualifikuar mjeko-ligjore, prokuroria të hetojë kushtet teknike të pishinës “GLOW”

Jugulajm.net
1 Min Read
Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar per tragjedine e ndodhur ne Gjirokaster, ku nje femije 15-vjeçar ka humbur jeten ne pishinen “GLOW”, prone e nenkryetares se Bashkise Gjirokaster. Permes nje postimi ne fb, Shehu pasi ngushellon familjaret dhe te afermit e 15-vjeçarit, ka kerkuar ekspertize te kualifikuar mjeko-ligjore, si dhe i ben thirrje Prokurorise qe te hetoje sigurine e kushteve ne pishinen “GLOW”.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Tragjedi! Nje 15 vjecar humb jeten ne nje pishine ne Mashkullore, Gjirokaster.
Se pari ngushellimet me te sinqerta familjes, te afermeve, miqve te tyre e te vogelushit, mesuesve te tij, te gjitheve.
Nje humbje jete tejet e rende kjo, ne nje vend argetimi.
Se dyti kerkoj menjehere nje eksperize te kualifikuar mjeko ligjore per percaktuar shkaqet reale te kesaj tragjedie.
Se treti duhet qe Prokuroria te hetoje per nivelin e sigurise e kushteve teknike te pishines e ambjentit.
Veprime keto, qe duhen kryer me pergjegjeshmeri te larte.
Edhe nje here ju shpreh te gjitheve keqardhjen time te thelle, ngushellimet e pa fund.
Ta kujtojme gjithemone ate vogelush!
Te prehet ne paqe!

Shiko
Share This Article