Kakavije, arrestohet 1 person, ishte dënuar nga Gjykata për mashtrim

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person me inicialet E.F., i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar këtë të mërkurë në Kakavijë.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia ky person ishte dënuar më herët nga Gjykata e Tiranës me 9 muaj burg për veprën penale “mashtrim”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim E. F., banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article