“Lufta” përdoret si justifikim, buka shtrenjtohet pa u ngritur çmimi i miellit…

Jugulajm.net
2 Min Read
_upscale

Si pasojë e ndikimit të luftës në Lindjen e Mesme, disa abuzues kanë nisur të rrisin çmimin e bukës. Kjo u vu re në qytetin e Korçës, ku nga një kontroll i kryer në furrat e bukës, vetëm një subjekt kishte rritur çmimin nga 120 lekë në 150 lekë për bukë.

Përfaqësuesit e këtij subjekti justifikuan rritjen me pretendimin se çmimi i miellit kishte shkuar më lart. Megjithatë, pas një verifikimi të kryer nga Neës24 në tregjet e miellit në Korçë, tregtarët mohuan se kishte pasur ndonjë ndryshim dhe theksuan se çmimi i miellit ka qëndruar i pandryshuar për dy vite, aktualisht duke u tregtuar me 52 lekë për kilogram.

Vëzhgimet në terren treguan se furrat e tjera në qytet nuk kishin ndryshuar çmimet e tyre. Pamjet e marra konfirmojnë se shumica e furrave vazhdojnë të shesin bukën me të njëjtin çmim si më parë.

Rritja e çmimit në një vetëm një subjekt, pa ndonjë arsye të justifikuar nga kostot e prodhimit, përbën një praktikë të abuzimit të tregut. Abuzuesit përfitojnë nga situata të pasigurta ekonomike, si konflikti në Lindjen e Mesme, duke rritur çmimet pa ndonjë bazë reale. Ky fenomen mund të krijojë një precedent të rrezikshëm, duke inkurajuar dhe subjekte të tjera të ndjekin të njëjtin model, gjë që do të rëndojë konsumatorët dhe do të ndikojë negativisht tregun.

Share This Article