Kapet 47-vjeçari nga Zhulati, ishte shpallur në kërkim për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, lokalizuan dhe kapën shtetasin e shpallur në kërkim, Y. P., 47 vjeç, banues në fshatin Zhulat, i cili është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”. Nga dënimi, 47-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 6 muaj e 27 ditë burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article