Zgjedhjet e 11 majit/ Drejtuesi i OSBE/ODIHR flet për herë të parë për paratë e krimit në zgjedhje

Jugulajm.net
2 Min Read

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.

 “Metodologjia jonë e vëzhgimit përfshin edhe këtë çështje. Do të analizojmë situatën në terren dhe masat e marra mbi rekomandimet e mëparshme,” tha Zannier, duke theksuar se transparenca financiare është thelbësore për një model të mirë demokratik.

Misioni i OSBE/ODIHR do të monitorojë gjithashtu zbatimin e kuadrit ligjor, administrimin e zgjedhjeve dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm në procesin elektoral.

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht punën për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të ndjekë nga afër të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe do të publikojë gjetjet në raportet zyrtare.

I pyetur mbi planin e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit për raportimin e shkeljeve, Zannier tha se është ende herët për të dhënë një opinion mbi këtë çështje.

Ai nënvizoi se misioni i OSBE/ODIHR do të fokusohet në detyrat e tij dhe nuk do të kryejë aksione të tjera përtej mandatit të vëzhgimit.

“Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare,” tha Zannier, duke theksuar se misioni do të ndjekë metodologjinë e tij standarde të vëzhgimit.

Share This Article