Aksident, “Volkswagen” del nga rruga, 5 të plagosur

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Laç.

Sipas raportimeve, shoferi i mjetit tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar anash rrugës.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Lezhës, ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur