Çmimet e naftës bien kudo në botë, por jo në Shqipëri

Jugulajm.net
2 Min Read

Tronditja që pësuan bursat ndërkombëtare pas shpalljes nga presidenti Trump të tarifave të reja tregtare ka vijuar edhe këtë të premte.

Më i prekur duket se është tregu i hidrokarbureve, pasi rënia e çmimit të naftës në bursa ka vijuar edhe në 24 orët e fundit, duke kapur nivelin më të ulët që prej Prillit të vitit 2021.

Kështu, një fuçi naftë e papërpunuar në bursën e Teksasit shitet sot me rreth 62 Dollarë, nga 72 Dollarë që u shit më 2 Prill.

Të njëjtin trend ka ndjekur edhe bursa e Londrës ku një fuçi naftë u shit me afro 65 Dollarë nga 75 që ishte dy ditë më parë.

Këto janë çmimet për kontratat e lidhur për muajin Qershor, ndaj për të parë efektet e kësaj rënie në tregun e brendshëm ndoshta do të duhet të presim edhe disa javë.

Por nuk mund të themi që e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri! Teksa bota ul çmimin, në Shqipëri, oligarkët e Ramës mbyllin sy e veshë dhe e mbajnë çmimin të pandryshuar.

Në rast se në tregjet ndërkombëtare do të ishte rritur çmimi i naftës, oligarkët e Ramës do kishin vepruar menjëherë për ta pasqyruar ndryshimin, ndryshe nga çfarë ndodh kur ulet.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur