Itali/ Rrëfehet vrasësi i vajzës shqiptare: I bëra të gjitha vetëm, e vrava në…

Jugulajm.net
1 Min Read

Mark Antony Samson, 23-vjeçari tajlandez i akuzuar për vrasjen e shqiptares, Ilaria Sula, ka rrëfyer për 5 orë para togave të zeza krimin e rëndë që kishte kryer.

Mediat italiane bëjnë me dije se 23-vjeçari ka theksuar se krimin e kishte kryer me vetëdije të plotë, dhe se e kishte menduar prej kohësh.

Unë i bëra të gjitha vetë”, është shprehur ai në gjykatë.

I pyetur nëse prindërit e tij e dinin për krimin, apo kishin rol në këtë ngjarje, 23-vjeçari ka heshtur.

Mësohet se Mark ka rrëfyer se e ngarkoi trupin e pajetë të Ilarias në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë.

23-vjeçari po ashtu ka pohuar gjithashtu se e kishte pastruar vetë vendin e sulmit në banesën e tij.

Babai dhe nëna e tij aktualisht nuk janë nën hetim, por hetuesit po studiojnë pozicionin e tyre për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë përfshirje në fshehjen e trupit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur