”WhatsApp” njofton përditësimin e rëndësishëm për përdoruesit, ja cili…

Jugulajm.net
2 Min Read

WhatsApp pritet të vijë së shpejti me një tjetër risi për përdoruesit e saj. Aplikacioni i bisedave ka njoftuar se krahas shumë ndryshimeve që ka pësuar rrjeti, brenda këtij muaji do të shtohet dhe një tjetër veçori.

Fjala është për vendosjen e muzikës në çdo postim që ju hidhni në statusin tuaj, duke shtuar krahas videos ose fotos, muzikën që përshkruan emocionet tuaja të çastit.

Sigurisht që kohëzgjatja e Story-ve mbetet i pandryshueshëm, pasi përmbajtja që keni postuar do të zhduket pas 24 orëve. Kjo risi do të shtohet nga aplikacioni i WhatsApp në përditësimin e tij të fundit. Ikona që do të shfaqet pritet të pozicionohet në krye kur kaloni tek hapësira e Story-ve në momentin që doni të hidhni diçka nga jeta juaj e përditshme.

Share This Article