LAJM I FUNDIT/ Sherr për parkimin e makinës, goditet me thikë 55-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Mëngjesin e kësaj të enjteje ka ndodhur një konflikt, ku ka mbetur i plagosur me thikë një 55-vjeçar në Tiranë. Dyshohet se nga goditja me thikë 55-vjeçari ka marrë dy plagë në bark.

Sipas burimeve menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aktualisht 55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë për parkimin e makinës.

Share This Article