LAJM I FUNDIT/ Aksident, humb jetën 50-vjeçari me biçikletë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, Shkodër, ku sipas informacioneve paraprake një person rreth 50-vjeç ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.

Share This Article