Një aksident i rëndë ndodhi këtë pasdite, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra larg saj.
Si pasojë, humbi jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi L.Sh., 65 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.
Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.




