Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë, ku një 69-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke i vënë flakën.
Sipas policisë së Elbasanit, i moshuari dyshohet se për motive të dobëta ka spërkatur me benzinë gruan e tij 67-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën.
Gruaja e dëmtuar po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar nga forcat e rendit.




